09 Gusht 2020

Komisioni Evropian ndërton dy kënde lojërash për fëmijë

Prishtinë, 21 qershor - Sot, Komisioni Evropian zyrtarisht hapi dy kënde lojërash për fëmijë në Gërmi dhe Parkun e Qytetit në Prishtinë. Gjatë kësaj vere do të përfundohen gjithsej tetë skema të fushave të sportit dhe këndeve të lojërave në katër komuna të ndryshme në Kosovë me fondet e BE-së.

Përveç atyre në Prishtinë, BE-ja po financon ndërtimin e këndeve të lojërave, fushave të futbollit, basketbollit dhe tenisit dhe pistën e vrapimit në Mitrovicë, Prizren dhe Pejë që do të hapen gjatë javëve të ardhshme. 

“Duke pasur parasysh popullatën e re të Kosovës dhe rëndësinë e ushtrimit dhe lojërave për zhvillimin e fëmijëve dhe rinisë, Bashkimi Evropian po ofron zona atraktive dhe të sigurta për lojë, edukimin sportiv dhe ajo që është më kryesorja, për socializim në komunitetet lokale,” tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, i cili përuroi këndet e lojërave së bashku me Isa Mustafën, kryetarin e Prishtinës. 

Këndet e lojërave në  Gërmi dhe Parkun e Qytetit janë të pajisura me pasijse moderne të këndeve të lojërave për fëmijë si dhe me ulëse. Ato janë dizajnuar duke pasur parasysh shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. Këndet e lojërave kanë mbi 6000 metra katror me vlerë mbi 110,000 EUR.

Gjashtë skema të  tjera të fushave të sportit dhe këndeve të lojërave do të përfundohen me këtë projekt të financuar nga BE-je edhe në tri komuna të tjera: fusha të basketbollit dhe tenisit dhe një kënd i lojërave për fëmijë në Mitrovicë; një fushë futbolli dhe basketbolli, dy fusha tenisi, një pistë vrapimi dhe një kënd lojërash për fëmijë pranë qendrës sportive të qytetit në Prizren; fushë sportive me destinime të shumta dhe dy kënde lojërash për fëmijë në Pejë. 

Që prej 2003, BE-ja ka investuar 26 milionë EUR në infrastrukturën komunale nëpër Kosovë. Gjatë prillit dhe majit filluan punë të  reja për ndërtimin e ndërtesave, rrugëve, kanalizimit/ujërave të zeza dhe rrjeteve të ujësjellësit në 13 komuna të Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)