26 Prill 2024

Kinë: në 2011, GDP-ja rritet 9.8 për qind

Pekin, 25 janar - Sipas parashikimeve, rritja e GDP-së kineze në vitin 2011, do të jetë 9.8 për qind, më e ulët se ajo e vitit 2010.

Rritja e inflacionit ndërkohë do të jetë 3.7 për qind, që konsiderohet jo i lartë.

Siç parashikohet, sipërfaqja e mbjellë me drithëra do të shtohet në krahasim me vitin e kaluar.

Nëse vendi nuk do të përballet me fatkeqësi të rënda natyrore dhe nëse klima do të jetë e përshtatshme, prodhimi i drithërave do të arrijë 549 miliardë kg.

Problemi më shqetësues për kinezët, mbetet ndërkohë çmimi i banesave. Sipas parashikimit, rritja çmimit për to, do të vazhdojë, por ajo do të jetë me e vogël.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)