28 Mars 2024

Kinë, mbi 70 për qind kompani janë private

Pekin , 19 janar - Gjatë 5 vjetëve të kaluar në Kinë u regjistruan mbi 8.4 milionë kompani private. Tani në Kinë kompanitë private zënë mbi 70% të kompanive të përgjithshme dhe kapitalet e tyre shkojnë mbi 19 trilionë juanë.

Këto i tha më 18 janar në Pekin z. Huang Mengfu, kryetari i Federatës Pankineze Industrialo-Tregtare.

Ai bëri të ditur se ekonomia private ka shtuar investime veçanërisht në transmetimin e informacionit, në shërbimet kompjuterike, në programe dhe në fusha të tjera të teknologjive të reja dhe të larta.

Kompanitë private bëhen gjithashtu kanali kryesor për punësim. Deri në fund të vitit të kaluar, numri i të punësuarve pranë kompanive private kineze ishte mbi 180 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)