26 Prill 2024

Kermabon: janë bërë disa hapa pozitiv sa i përket doganave

Mitrovicë, 18 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it, Ives de Kermabo, me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të veçantë për forcimin e institucioneve që janë të lidhura me sundimin e ligjit.

Kryetari Kastrati e ka njoftuar shefin e EULEX-it për angazhimet e komunës për krijimin e një klime sa më të relaksuar ndërmjet komuniteteve. Në këtë kontekst ai ka përmendur disa projekte konkrete që ka mbështetur komuna, si rregullimi i varrezave ortodokse në fshatin Frashër që është kërkuar nga vetë banorët serbë të këtij fshati etj.

Poashtu kryetari Kastrati, ka thënë se është duke u punuar dhe së shpejti do të nis ndërtimi i shtëpive për romët që jetojnë në kampet në veri. Ai sqaroi se komuna ka ndarë tokën dhe tashmë gjithçka është e gatshme për të filluar punën në lagjen e tyre në jug të qytetit. Në këtë kontekst, kryetari Kastrati ka thënë se ka disa kërkesa edhe një numër i qytetarëve serbë që duan të kthehen në jug, të cilëve ju ka dhënë përkrahje të plotë.     

Kreu i komunës, ka përmendur edhe problemet e mëdha me të cilat janë duke u ballafaquar qytetarët për shkak të mosfunksionimit të gjykatave në veri. Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme që të punohet që sa më shpejtë këto gjykata të jenë plotësisht funksionale. Në këtë drejtim ai ka cekur edhe problemin e qytetarëve shqiptarë të zhvendosur nga veriu për qasje në pronat e tyre në veri, mandej për mungesën e lirisë së lëvizjes etj.

Në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Ives de Kermabo ka vlerësuar shumë pozitive hapat e ndërmarra nga komuna për krijimin e mirëbesimit ndërmjet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë komunë.

 

Ai ka thënë se janë bërë disa hapa pozitiv sa i përket doganave, mandej gjykatave, në të cilat po punohet që të kthehen dhe të punojnë së bashku gjyqtarët shqiptarë dhe serbë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)