29 Tetor 2020

Kërkohet ndryshimi i ligjit për prokurim publik

Prishtinë, 18 shtator - Klubi i Prodhuesve së bashku me STIKK - Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, KIMERK - Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës, KAMA - Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve dhe  G7- Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, kërkojnë ndryshimin e ligjit për prokurim publik.

Kjo kërkesë vjen kur shumë prodhues vendorë janë duke u përballur me vështirësi të shumta shkaku i pandemisë, për këtë arsye kërkohet ndryshimi i ligjit të prokurimit, në mënyrë që në procedurat e tenderimit për produkte dhe shërbime, të ju jepet përparësi kompanive vendore.

Kjo kërkesë për të ju dhënë përparësi kompanive vendore prodhuese apo shërbyese, kërkohet të bëhet përmes ndryshimit të ligjit aktual për prokurim publik apo përmes një vendimi të veçantë qeveritar.

Një kërkesë e tillë vjen kur dihet që një pjesë e konsiderueshme e buxhetit te shtetit shpenzohet përmes prokurimit publik, që nëse do i jepej përparësi kompanive vendore do të kishte ndikim pozitiv ne ruajtjen e vendeve të punës, sidomos pas problemeve që pandemia COVID ka shkaktuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)