29 Mars 2024

KE organizon për herë të parë mbledhje për Brezovicën

Prishtinë, 10 qershor - Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian organizoi sot për herë të parë një mbledhje të nivelit të lartë për rivitalizimin e Brezovicës. Në mesin e pjesëmarrësve ishin zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe palët e interesuara lokale dhe ndërkombëtare.

Renzo Daviddi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së pohoi: “Rivitalizimi i rajonit të Brezovicës është i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Ajo mund të bëhet vetëm me anë të një çasjeje të gjithanshme.

Qëllimi i saj është për t’u siguruar se qytetarët e Brezovicës përfitojnë sa i përket infrastrukturës së përmirësuar, mundësive më të mira për punësim gjatë tërë vitit përderisa e mbrojnë mjedisin natyror.”

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi premtoi se Qeveria do të ofrojë përkrahje për përmirësimet e nevojshme në infrastrukturën publike të Brezovicës.

Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikolić, e përshëndeti çasjen e propozuar, dhe nënvizoi rëndësinë që vendësit t’u prijnë fuqishëm procesve dhe angazhimit. 

Zyra ndërlidhëse e KE-së ka kontraktuar një kompani të specializuar për të krijuar një plan zhvillimor për këtë rajon. Ajo po ashtu do ta përkrahë Qeverinë për të marrë vendime ligjore e strategjike dhe po ashtu do t’i  ndihmojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ta organizuar një konferencë të investuesve më vonë gjatë vitit 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)