28 Mars 2024

Kameron, vite të vështira për ekonominë

Londër, 7 qershor - Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, theksoi sot se vendi i tij do të përballet me vite të vështira për të reduktuar deficitin publik dhe për të ulur peshën e borxhit.

“Cilësia e një burri të vërtetë shteti është të marrë vendime të drejta duke shpjeguar objektivin pas vështirësive”', deklaroi Kameron në një intervistë për tabloidin “Sunday Times”.

“Duhet të shlyejmë një borxh të madh. Të kryqëzojmë gishtat në pritje të rimëkëmbjes ekonomike dhe duke shpresuar që kjo vështirësi ekonomike të kalojë”, konfirmoi ai.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, deficiti publik ka arritur në 156,1 miliardë stërlina në 2009-2010, rreth 11,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)