02 Shkurt 2023

“JP Morgan”, gati t’i japë borxh Shqipërisë

Tiranë , 10 shkurt - Ministria e Financave është surprizuar kur ka parë interesimin e një prej bankave amerikane, lider në botë, pavarësisht krizës ekonomike. Bëhet fjalë për gjigantin financiar amerikan, “JP Morgan”, i cili zyrtarisht ka shfaqur interes për t’i ofruar mbështetje qeverisë për kredinë 350 milionë euro. Gazeta “Shqip” mëson se mes bankave të interesuara janë edhe “Deustche Bank”, “Alpha Bank”, “City Group” etj.

Ministria e Financave rezervon të drejtën për të dhënë më shumë detaje, por garanton se interesimi i institucioneve të huaja financiare është tepër e madhe. “Rreth 200 milionë euro do të merren për të shlyer kredinë e Durrës-Kukës, kurse pjesa e mbetur për të mbështetur buxhetin e shtetit 2010”, shprehen burime të sigurta të Ministrisë së Financave.

Procedura për lëshimin e eurobondit ka nisur në fund të muajit janar dhe ka shfaqur interesimin e 15 bankave, por Ministria e Financave sqaron se vetëm pesë do të kalojnë në fazën finale të kreditimit. “Ajo që konsiderohet e sigurt është interesi i kredisë, që pritet të jetë më i ulët se borxhi i vitit të kaluar, pra të paktën 7 për qind”, thotë ministria.
Procesi

Pak ditë më parë, Ministria e Financave njoftoi zyrtarisht mbylljen me sukses të fazës së parë të procesit të emetimit të Eurobonos, që konsistoi në marrjen e ofertave nga institucione financiare ndërkombëtare. Sipas ministrisë, 15 bankat e interesuara janë prestigjioze ndërkombëtare me aktivitet të zgjeruar në tregun e kapitaleve. Mes tyre për herë të parë është edhe “JP Morgan”, banka amerikane, me histori financiare 200-vjeçare (kapital 2 trilionë USD).

 Ashtu si në dy tenderët e kaluar, nuk mungojnë “Deustche Bank” dhe “Alpha Bank”, të cilat kanë qenë gjithnjë të interesuara për të kredituar qeverinë shqiptare. Ministria e Financave synon ta përfundojë procesin e emetimit brenda muajit maj, kohë që korrespondon edhe me plotësimin e vitit të parë të kredisë sindikale të marrë vitin e kaluar. Në këtë periudhë të vitit, ministria do të paraqesë edhe ndryshimet në buxhet, të cilat konsiston në uljen e shpenzimeve.
Borxhi

Ministria e Financave ka parashikuar se Shqipëria mund të përballet me probleme serioze në shlyerjen e interesave dhe të borxhit publik të brendshëm e të jashtëm në vitin 2012. Sipas programit ekonomik e financiar të Shqipërisë për vitet e ardhshme, shlyerja e kredisë së marrë gjatë krizës së vitit 2009, si edhe interesave të zakonshme të borxheve ekzistuese, do të kërkojë një shumë të përgjithshme parash prej 90.4 miliardë lekësh, ose rreth 700 milionë euro, sipas kursit ekzistues. Nga këto, 32.7 miliardë lekë ose 250 milionë euro do të duhet të paguhen si principal dhe interesa për kredinë e shtrenjtë të marrë në maj të vitit të kaluar, për të paguar rrugën Durrës-Kukës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)