24 Prill 2024

Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë Covid 19

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë Covid19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

Ministri Bislimi gjatë takimit theksoi progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithashtu shprehi nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërsa, Ambasadori japonez Ogasawara, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe tregoi gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara.

Ambasadori gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)