24 Prill 2024

Istogu përfitues i grandit nga Ambasada e Bullgarisë në Kosovë

Istog, 21 maj - Kryetari i komunës Haki Rugova priti sot në takim zëvendës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë Kiril Yanchev, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit "Pajisjet me infrastrukturë të brendshme për institucionin e edukimit parashkollor, Gëzimi ynë" në Istog, ku nga ky bashkëpunim komuna e Istogut do të përfitoj një shumë prej 14.680 euro.

Kiril Yanchev, zëvendës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë tha se kjo është një ndihmë financiare nga Republika e Bullgarisë për komunën  e Istogut për renovimin e kopshtit për fëmijë, besoj se ky është një fillim i mbarë për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen dhe besoj që marrëdhëniet ndërmjet ambasadës së Republikës së Bullgarisë  dhe komunës së Istogut filluan që nga sot dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryetari Haki Rugova, falënderoj zëvendës ambasadorin  Kiril Yanchev    për vizitë dhe grandin e dhuruar për komunën e Istogut duke theksuar se ky grand ka një peshë të madhe për komunën tonë dhe se ky bashkëpunim është një fillim i mbarë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe ne të ardhmen. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)