21 Janar 2020

Istogu aprovon Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

Prishtinë, 28 qershor - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur mbledhja e 18 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e sotme Kuvendi  shqyrtoi këto pika të rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2022, shpallja në diskutim publik e plotësim– ndryshimit të rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut, shpallja në diskutim publik e projekt– rregullores për transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit,  shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimeve të kryetarit të komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme të komunës më prona privat.

Elaborimin e Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2020-2022 e bëri Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF), Osman Sadikaj i cili i ka njoftuar anëtarët e kuvendit  rreth draft kornizës duke ofruar detaje mbi grantet qeveritare, të hyrat vetanake komunale, si dhe projektet e planifikuara kapitale për periudhën 2020-2022. Korniza Afatmesme Buxhetore(KAB) që po prezantojmë është një dokument i cili miratohet në parim çdo vit nga Komiteti për Politikë dhe Financa(KPF) dhe Kuvendi Komunal(KK).

Komuna e Istogut  vitin e kaluar  ka pasur të përgatitur dokumentin e KAB-it Komunal ku do të përfshihen vlerësimet e hershme të të ardhurave buxhetore totale dhe shpenzimeve dhe paraqitjen e tyre sipas Programeve-Drejtorive, Nënprogrameve Buxhetore dhe Kategorive Ekonomike për tri vite.

Ky material siguron një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor.

Gjithashtu KAB siguron mekanizmat e nevojshme përmes të cilave objektivat prioritare të identifikuara në dokumentet strategjike të komunës, aty ku ekzistojnë, të integrohen sa më mirë në procesin buxhetor.

Hartimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore përbën një detyrim për institucionet buxhetore Komunale të kërkuar nga Qarkorja Buxhetore Komunale 2020/1të lëshuar nga Ministria e Financave.

Ky dokument do të jetë bazë për përcaktimin e sektorëve prioritarë të zhvillimit dhe identifikimin e prioriteteve të shpërndarjes së burimeve financiare komunale për periudhën 2020-2022, tha ndër të tjera Sadikaj.

Anëtarët e pranishëm në sallë po ashtu dhanë votën e tyre edhe pikat e tjera të rendit të ditës që ishin shpallja në diskutim publik e plotësim– ndryshimit të rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut, shpallja në diskutim publik e projekt– rregullores për transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit,  shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimeve të kryetarit të komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme të komunës më prona privat.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e asamblesë që ishin të pranishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)