23 Shkurt 2020

Investimet e huaja në Shqipëri për 9 muaj arriten në 810 milion euro

Tiranë, 22 janar - Qeveria shqiptare ka ndërmarrë vitet e fundit politika fiskale lehtësuese për të mbështetur biznesin, të cilat shpesh janë parë si instrument për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kështu deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në Asamblenë e Përgjithshme të Konfindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve italianë në Shqipëri me temë "Investimet e huaja në Shqipëri, prezantimi i Guidës së Biznesit 2020".

"Investimet e huaja në Shqipëri janë një motor i nxitjes dhe zhvillimit të ekonomisë, ndërkohë që investimet italiane mbeten një tregues i konsoliduar. Fluksi i investimeve të huaja në 9-mujorin e vitit 2019 arriti në 810 mln euro", – tha Denaj.

Sa u përket marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, Denaj tha se "ato kanë qenë gjithmonë në nivele shumë të mira, ku për vitin 2019 Italia është pozicionuar si vendi i parë për fluksin dhe stokun e investimeve të huaja direkte, me 32 % të IHD-ve në Shqipëri, sipas të dhënave të 9 mujorit".

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)