18 Prill 2024

Idea Consulting dhuron donacion për Kryqin e Kuq të Kosovës

Prishtinë, 28 prill - Kompania për konsulencë, resurse humane, trajnime, si dhe agjensioni i punësimit “Idea Consulting” , me seli në Prishtinë së Bashku me Organizaten Jo Qeveritare SERVAS Kosova, i dhuroi një donacion Kryqit të Kuq të Kosovës - dega Prishtinë.

Ardit Krasniqi, Drejtor i kompanisë "Idea Consulting" ka thënë se donacioni përmbanë mbathje për femra dhe fëmijë në vlerë prej 600 €.

Donacionin në emër të Kompanisë “Idea Consulting”, i dorëzoi Ardit Krasniqi Drejtor i kompanisë si dhe Agron Parduzi President i OJQ-së.

Donacionin në emër të  Kryqit të kuq, e pranoi Sejdi Berisha coordinator I Kryqit te Kuq.

Sejdi Berisha falënderoi Donatorët për kontributin e dhënë, kurse nga donatorët u premtua se edhe në të ardhmen do të ndihmohet Kryqi i kuq i Kosoves si dhe të tjerët që janë në nevojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)