26 Prill 2024

I ulet nota e kredisë Greqisë

Athinë, 10 prill - Greqisë, e cila në tregjet ndërkombëtare gjen borxhe vetëm me përqindje të lartë të interesit, iu është ulur nota e kredisë.

Njëra prej tre organizatave të shquara ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Rating, Greqisë, e cila jeton destabilitet ekonomik, notën e kredisë nga BBB plus e uli në BBB minus.

Fitch Rating njoftoi se vendimin për uljen e notës së kredisë e mori pas paqartësisë në strategjinë financiare të qeverisë së Greqisë dhe destabilitetit në tregje.

Asnjë vend i eurozonës nuk kishte ra në këtë pozitë më herët.

Dje investitorët në Greqi u munduan ti shesin bonot që kanë ndërsa populli kishte dalë nëpër banka për ti tërhequr parat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)