18 Nëntor 2019

Humbja e fondeve nga Bashkimi Evropian e dëmton seriozisht imazhin e Kosovës

Prishtinë, 7 qershor - Humbja e 12 milion Euro IPA fonde nga Bashkimi Evropian për shak të paaftësisë dhe neglizhencës së Qeverisë vazhdon ta dëmtoj seriozisht imazhin e Kosovës në procesin e integrimit.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimin e thellë me paaftësinë e Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve relevante komunale për të përfituar nga ndihma financiare e Bashkimit Evropian, në vlerë prej 12 milion Euro, e që i dedikohet ndërtimit dhe menaxhimit të mbetjeve toksike.

Kjo është humbja e radhës e fondeve IPA të BE-së, dhe në të njëjtën kohë, është tregues i mënyrës se si Kosova po e pozicionon veten e saj në politikën e zgjerimit të BE-së. Humbjet e tilla të fondeve IPA nuk kanë vetëm peshë financiare, por, më së shumti, kontribuojnë në dëmtimin e imazhit të Republikës së Kosovës si një partner serioz në procesin e integrimit. Jo vetëm kaq, por me humbje të tilla Kosova vazhdon t’i lëshoj vendin shteteve tjera në rajon si Serbia, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, të cilët jo vetëm që përfitojnë shumë herë më shumë asistencë IPA nga BE-ja në krahasim me Kosovën, por po e kurojnë imazhin e tyre përmes menaxhimit adekuat dhe të përgjegjshëm të fondeve të tilla.

Duhet të rikujtojmë që nëpërmjet këtij vendimi, Kosova humbi 12 milion euro investim për të përmirësuar mjedisin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës. Këto fonde ishin donacion që BE-ja i ka dedikuar Kosovës, kurse institucionet e Kosovës, së paku, është dashur të jenë falenderuese dhe të çmojnë ndihmën e drejtëperdrejtë për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Qeveria thjeshtë dështoi për të gjetur një pronë publike ku do të mundësonte vendosjen e implantit të mbetjeve toksike, në të cilin do të vendosej ky investim i BE-së.

Ky lajm sa zhgënjyes është edhe tregues që axhenda për një Kosovë Evropiane mbetet në letër dhe është retorikë boshe e institucioneve të Kosovës. Për më tepër, ky fond prej 12 milion eurosh përveç që është ndihmë e drejtëpërdrejtë në buxhetin e Kosovës, në vetvete ka përfshirë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar për të planifikuar dhe menaxhuar mbetjet toksike të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës (që nuk menaxhohen nga institucionet përkatëse) dhe janë rrezik i përditshëm për jetën qytetare të Kosovës.

GLPS shpreh zhgënjimin e thellë me veprimin dhe paaftësine e institucioneve të Kosovës për të kuptuar rëndësine e ndihmës financiare të ofruar në këtë rast, si dhe dështimin e tyre për t’u angazhuar që Kosova të ketë mundësi të përfitoj projekte të tilla në të ardhmën.

Kjo qasje përveq që është dështim për të kuptuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, e njejta  është tregues që institucionet e Kosovës nuk ka kapacitetin minimal për të përfituar nga donacionet e huaja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)