25 Prill 2024

Hapet ndërmarrja gjermano-kosovare Kick Engineering & Manufacturing Kosovo

Prishtinë, 1 prill - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se sot do të organizohet ceremonia e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “Kick Engineering & Manufacturing Kosovo”.

Kjo ndërmarrje hapet  në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano - Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë.
​
MINT, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, e ka mbështetur këtë kompani për të ardhur për të investuar në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jetë ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues tjerë të ministrive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)