19 Mars 2024

Hapet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa - B2B

Prishtinë, 24 maj - Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa organziojnë hapjen e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa - B2B.  

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B do të mbahet për të lidhur bizneset e Diasporës nga Evropa me bizneset kosovare, si dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet dhe shërbimet nga Kosova.

Me këtë rast, do të nënshkruhen memorandume të bashkëpunimit  mes Unionit, Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së  Diasporës e Investimeve Strategjike, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Konferenca do të bashkoj qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Eventi do të hapet me takime ndërmjet bizneseve (B2B), ku kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të rrjetëzojnë dhe të krijojnë partneritete dhe marrëveshje të reja për rritjen e eksporteve kosovare.

Më 25 maj, do të mbahen panele diskutimi për çështjet kyçe që u përkasin lidhjeve të biznesit të Kosovës me diasporën.

Si pjesë e Konferencës, kompanitë nga Diaspora do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë dhe kompanitë kosovare Binni, Ciao Berto dhe Tiki Mosaic, të cilat tashmë i eksportojnë produktet e tyre në Evropë.

Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida-n dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)