19 Prill 2024

HANDIKOS ofron mbi 800 pajisje ndihmëse për qytetarët në nevojë

Prishtinë, 12 janar - Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS përgjatë vitit 2021 me përkushtim ofroi shërbimin e pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kfizuara dhe gjithë qytetarët e Kosovës në nevojë.

Vetëm përgjatë vitit që lamë pas, nga depot e Qendrës së Resurseve të HANDIKOS në Prishtinë janë ofruar mbi 800 pajisje të ndryshme që shërbejnë për lëvizje të lirë, mes tyre karroca, paterica, shëtitore, shtretër ortopedikë etj. Ndërkaq 180 persona ishin përfitues të materialeve për inkontinencë.

Vlen të theksohet, se vetëm prej karrocave, janë ofruar rreth 500 sosh, të reja dhe të përdorura. Ndërkohë, udhëzime, informacione dhe këshilla rreth mirëmbajtjes apo çështjeve teknike të tyre ishin rreth 5 mijë të tilla përmes linjave mobile.

Përveç shërbimit me pajisje ndihmëse, HANDIKOS ka ofruar edhe shërbime direkte me fëmijë dhe të rritur, shërbime të këshillave ligjore, vizita në terren etj. Ndërsa përgjatë vitit, janë dhuruar 350 pako ushqimore dhe higjienike për personat me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre.

HANDIKOS, bazuar në misionin dhe vizionin e saj, por edhe në kuadër të implementimit të  projekteve do të vazhdojë të shërbejë çdoherë për  personat me aftësi të kufizuara, dhe jo vetëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)