26 Prill 2024

Guvernatori Mehmeti priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Prishtinë, 2 shtator -  Në frymën e bashkëpunimit, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, në këtë takim u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.

Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokatin e Popullit, Jashari për bashkëpunimin mes dy institucioneve me zotimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen, si dhe e informoi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-së dhe të sektorit financiar, në përgjithësi.

Nga ana tjetër, Avokati i  Popullit, Hilmi Jashari vlerësoi lart sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)