18 Korrik 2018

Guvernatori Mehmeti merr pjesë në takimet vjetore të FMN -së dhe të BB-së

Washington, 17 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Fehmi Mehmeti do të marrë pjesë në takimet e rregullta pranverore vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat do të zhvillohen në Uashington nga data 16-22 prill 2018.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, Guvernatori Mehmeti pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjet e Konstituencës për Evropën Qendrore dhe Lindore në FMN dhe të Konstituencave përkatëse të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Uashington Guvernatori Fehmi Mehmeti do të zhvillojë po ashtu takime me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan, homologë të bankave nga vende të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Këto takime të Bordeve të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore të Bordeve të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) sjellin së bashku në këto aktivitete, guvernatorë, bankierë qendrorë, ministra të financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje të shqetësimeve globale, përfshirë perspektivën ekonomike botërore, çrrënjosjen apo eliminimin e varfërisë, zhvillimin ekonomik dhe efektivitetin e ndihmës përmes fondeve dhe asistencave. Po ashtu organizohen edhe seminare, konferenca rajonale dhe shumë ngjarje të tjera të fokusuara në ekonominë globale, zhvillimin ndërkombëtar dhe sistemin financiar botëror.

Aktivitetet e këtij viti do të zhvillohen në Uashington, DC, prill 16-22. Në delegacionin e Kosovës që do të marrë pjesë në këto takime, e që kryesohet nga Ministri i Financave z.Bedri Hamza, nga BQK-ja përveç Guvernatorit Mehmeti është edhe Kryetari i Bordit të BQK-së z.Flamur Mrasori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me UNDP organizojnë takim me shoqërinë civile dhe gazetarë ku do të flasin për Sustainable Development Goals, konkretisht në lidhje varfërinë, se si kjo dukuri raportohet nga mediet dhe se si shoqëria civile e promovon rrënjosjen e varfërisë në Kosovë. (Qendra Termokiss, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionit me rektorët e Universiteteve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
   
- Ministris së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec, bëjnë homazhe te vendi i betejës. (Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë, Rahovec, ora 10:00)   

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do te shqyrtohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe amendamenteve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 203, ora 11:00)
   
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”,  mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. (Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, 11:00)   

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në kompaninë “HIB Petrol”. (HIB Petrol, rruga per Ferizaj, afer Hotel Emerald, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 2014, ora 13:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistit Dëfrim Jupa. (Galeria “Monet Arts & Books”, rr. “Hajdar Dushi”, ora 19:00)