24 Mars 2019

Guvernatori Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Prishtinë, 10 gusht - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.

“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Këto  zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Ai ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin e Finlandës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki ka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)