18 Nëntor 2019

Grupit Parlamentar i LDK-së zhvillon takime të nivelit të lartë në Berlin

Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe deputetja Hykmete Bajrami, morën pjesë në takimet e nivelit të lartë në Berlin mbi konkurrencën gjeo-ekonomike dhe Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Konrad Adenaur Stiftung dhe Këshilli Ekonomik i CDU-së.

Në ditën e partë të vizitës, bashkë me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Hoti dhe Bajrami u takuan me zyrtarë të lartë, si Gunther Oettinger, Komisionier për Buxhet në Komisionin Evropian, me të cilin shtruan nevojën që mbështetja buxhetore e BE-së për Kosovën të jetë e orientuar në projekte të mëdha dhe visibile, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Në takimin me Dr Joachim Bertele, i ngarkuar për çështje të sigurisë në kabinetin e Kancelares, Hoti dhe Bajrami diskutuan për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi ku theksuan qëndrimin e LDK-së se tema e këmbimit të territoreve nuk duhet të hapet, duke përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me këtë.

Në takime të tjera, si me Sekretarin Parlamentar të Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike, Presidentin e nderit të Këshillit Ekonomik të CDU-së, Kurt Lauk, deputetët e Bundestagut Patrick Sensburg dhe Marian Wendt, Frenk Priess nga KAS-i, Martin Henze dhe të tjerë, u diskutua gjerësisht roli që duhet të ketë BE-ja në Ballkan karshi insistimit të madh të Kinës për të qenë prezentë në rajon.
 
Në ditën e dytë të qëndrimit, Hoti dhe Bajrami morën pjesë në konferencën e Këshillit Ekonomik të CDU-së, ku të pranishmëve iu drejtuan Kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, Kryetari i Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schauble, Kryetarin e Grupit Parlamentar të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, Ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, Kryetarin e FDP-së, Christian Lindner, dhe personalitete të tjera.

Kosova është e bekuar që ka miq si Gjermania, e udhëhequr nga CDU-ja, parti simotër e LDK-së në kuadër të familjes më të madhe politike në Bashkimin Evropian, EPP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)