19 Mars 2024

Grupi i Bankës Botërore kremton 20 vite partneritet në Kosovë

Prishtinë, 21 nëntor - Grupi i Bankës Botërore kremtoi 20 vjetorin e angazhimit të vet në Kosovë, i cili ka nisur në vitin 1999, kur Grupi i Bankës Botërore iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës dhe hapi një zyrë terreni në Kosovë.

Në qershor 2009, Kosova u bë anëtare e plotë e Grupit të Bankës Botërore me përfaqësim në Bordin Drejtues dhe me qasje të plotë në financime dhe shërbime të ofruara nga pesë institucionet e Grupit të Bankës Botërore.

Banka Botërore fillimisht u fokusua në vlerësimin e nevojave për rindërtim dhe hartoi një program të rimëkëmbjes që siguroi bazën për mobilizimin e mbi 2 miliardë dollarëve të asistencës së donatorëve në tre konferenca donatorësh të bashkë-kryesuara me Komisionin Evropian.

“Banka Botërore ka mbështetur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimet në jetët e njerëzve në Kosovë që menjëherë pas konfliktit, dhe jemi krenarë që kemi një zyrë vendi që këtë vit i mbush 20 vjet, dhe që punëson kryesisht kosovarë,” tha drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkani Perëndimor, Linda Van Gelder. “Ne presim të vazhdojmë të mbështesim rritjen dhe zhvillimin e Kosovës”.

Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore me Kosovën u rrit me kalimin e viteve, nga faza e rindërtimit pas konfliktit ku fokusi ishte te normalizimi i jetës dhe ekonomisë; në fazën vijuese, me fokus në ndërtimin e institucioneve dhe thellimin e bazave të një ekonomie të tregut; deri më sot, kur Banka Botërore përpiqet të forcojë konkurrueshmërinë e ekonomisë së drejtuar nga sektori privat; të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike, veçanërisht atyre që synojnë ndërtimin dhe mbrojtjen e kapitalit njerëzor; dhe të forcojë qëndrueshmërisë dhe reziliencën fiskale dhe mjedisore.

Gjatë njëzet viteve të fundit, Banka Botërore ka sjellë rreth 500 milion dollarë në projekte investimesh dhe asistence teknike, të financuar përmes granteve dhe huave koncesionare për të mbështetur ekonominë e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Për më tepër, IFC-ja ka angazhuar 139 milion dollarë dhe ka mobilizuar 319 milion dollarë për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)