26 Prill 2024

Greqia, më problematikja për koston e borxheve

Bruksel, 9 janar - Greqia kryeson listën e vendeve që shihen shumë problematike në lidhje me borxhet, ndërkohë që një tjetër vend problematik për këtë qëllim, Spanja, që është gjithashtu edhe një anëtare e Eurozonës, ka kapur majat e listës gjithashtu.

Kjo, sipas renditjes që është bërë për performancën e vendeve të ndryshme, në tremujorin e katërt të vitit që shkoi.

Dy shtete të tjera, edhe pse periferike të Eurozonës, por gjithsesi me shumë probleme në këto kohë, si Irlanda dhe Portugalia, renditen gjithashtu në krye të listës, ndërkohë që të gjitha vendet e Eurozonës shihen si jo shumë stabile në lidhje me çështjet e borxheve.

“Pesë vendet me performancën më të keqe për tremujorin e fundit janë vende nga Europa Perëndimore, duke konfirmuar kështu faktin se viti 2010 ka qenë një nga vitet më të vështirë për të gjithë rajonin, që nga futja e monedhës së përbashkët euro për 16 vende në vitin 1999”, - thuhet në raportin që ofron këto të dhëna. Bëhet fjalë për renditjen që bëhet çdo tremujor.

Irlanda dhe Portugalia kanë zënë respektivisht vendin e tretë dhe të katërt. Greqia, e cila në majin e vitit të kaluar mori një ndihmë financiare prej Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 110 miliardë eurosh, ia ka kaluar edhe Venezuelës në këtë drejtim, që deri më tani konsiderohej si vendi më i rrezikshëm për borxhet. Madje, Greqia ka qenë në krye të listës përgjatë gjithë vitit 2010.

Por, ka edhe vende të tjera që kanë pasur performancë të dobët si Belgjika, situata e së cilës është përkeqësuar këtë vit për shkak të paralizimit të qeverisë së saj nga krizat politike në vend. Ajo ndiqet nga Spanja dhe Gjermania, e më pas edhe Franca dhe Holanda.

Kostoja e sigurimit të borxheve për vendet e Europës Perëndimore është rritur shumë për herë të parë që nga krijimi i monedhës së përbashkët euro. Ajo çka vlen për t’u theksuar, është se disa tregje në zhvillim kanë pasur performancë më të mirë këtë vit në këtë drejtim, si në rastin e Ukrainës, ku kostoja e sigurimit të borxhit ka rënë. Po ashtu, vlen për të përmendur edhe Rumania.

Ndërsa Hungaria, një tjetër vend i Bashkimit Europian, me politikat e saj të kundërshtueshme, ka hyrë në vendet me probleme për borxhet dhe renditet në vendin e 9-të. Ndër vendet më të sigurta janë Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.

Për Gjermaninë kemi një situatë që është përkeqësuar këtë vit, edhe pse rritja ekonomike ka qenë e mirë. Shtete e Bashkuara e kanë përmirësuar pozicionin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)