19 Prill 2024

Greqia hyn sërish në “sprovën e zjarrit” me borxhin

Athinë, 23 shkurt - Greqia pritet të tentojë të emetojë bonde me vlerë shumë miliardë euro në ditët e ardhshme, në një proces që konsiderohet si test me rëndësi kritike për besueshmërinë e këtij vendi në tregjet financiare botërore, njoftoi dje “Financial Times”.

Bankierët në Athinë presin emetimin e bondeve sindikale që do të kryhet brenda pak ditësh, pasi qeveria e shkarkoi nga detyra drejtorin e mëparshëm të zyrës së administrimit të borxhit publik dhe e zëvendësoi me një bankier të rëndësishëm nga sektori privat.

Javën e kaluar, Petros Chrisodoulou, një bankier i lartë te Banka Kombëtare e Greqisë, (banka më e rëndësishme në këtë vend), u emërua drejtor i menaxhimit të borxhit publik.

Kjo i shtoi spekulimet se qeveria po përgatitet të tërheqë bonde me vlerë të përgjithshme prej 3-5 miliardë eurosh që në fillim të kësaj jave. Kriza greke e borxhit mbetet akute, pasi partnerët e Eurozonës nuk kanë dhënë asnjë premtim konkret ndihme, ndërkohë që bonde të përgjithshme prej 20 miliardë eurosh pritet të maturohen në prill dhe maj. Greqia e ka të domosdoshme të shesë borxhe të reja për të shlyer maturimet e vjetra.

Qeveria greke nuk i konfirmoi zërat për mundësinë e emetimit të bondeve këtë javë, por shumë bankierë në Athinë janë të bindur. “Është shumë e rëndësishme që Greqia të thyejë akullin në dhjetë ditët e ardhshme për të parë nëse është në gjendje të tërheqë investitorë për borxhin e vet apo jo”, tha një bankier në kushtet e anonimitetit.

“Rezultati, qoftë i mirë apo i kea” do t’ia lehtësojë jetën Athinës zyrtare, pasi do t’i tregojë partnerëve të Eurozonës se çfarë duhet bërë”.

Qeveria socialiste duhet të tërheqë borxhe të përgjithshme prej 53 miliardë eurosh këtë vit, rreth 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të financuar borxhin e vet publik. Nëse partnerët e saj në BE refuzojnë të ofrojnë kredi dypalëshe, Greqia do të duhet t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar për të marrë një kredi prej 30 miliardë eurosh, por në këtë rast kushtet mund të jenë të ashpra.

Presioni mbi Greqinë po rritet. Athinës i kërkohet të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat. Zyrtarët nga Komisioni Europian, nga Banka Qendrore Europiane dhe nga FMN do të vizitojnë Greqinë këtë javë, për të vlerësuar progresin e deritanishëm. Por shkurtimet e shpenzimeve në Greqi shkaktojnë gjithmonë rebelime të ashpra civile. Grevat kanë filluar sakaq ndërsa të mërkurën pritet një grevë e përgjithshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)