24 Prill 2024

Greqia e gatshme për përkrahje në aspektin ekonomik dhe financiar

Prishtinë, 19 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të  bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë takim, ministri Bedri Hamza e njoftoi ambasadoren Chryssoula Aliferi për zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, me theks të veçantë për përgatitjen e Buxhetit të shtetit për vitin 2019, si dhe takimet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Aliferi  për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr  Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes.

Ndërsa, ambasadorja greke Chryssoula Aliferi e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit grek për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe  financiar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)