25 Prill 2024

Greqia do të lëshojë letra me vlerë të dedikuara për diasporën

Athinë, 25 janar - Greqia përgatitet që brenda disa muajve të lëshojë hua obliguese, të rezervuar për investitorët nga diaspora greke në botë.

Këtë e publikoi ministri i Financave, Jorgos Papakonstantinu në intervistën për gazetën “Elefterotipia”.

“Do të orientohemi para së gjithash nga grekët në Evropë, SHBA dhe Australi, interesi do të jetë më i vogël se ai i tregut”, deklaroi Papakonstantinu për gazetën.

Ndërkohë, sipas gazetës “Katimerini”, Qeveria shpreson se në këtë mënyrë do të tregojë se vendi mund të ketë qasje deri te financimi me interes të përballueshëm dhe në këtë mënyrë të përgatitet kthimi i Greqisë në tregjet obliguese për hua afatgjate, prej ku është përjashtuar pas shpërthimit të krizës greke të majit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)