23 Prill 2024

“Goldman Sachs” interesohet për NLB-në

Lubjanë, 4 gusht - Banka investuese amerikane, “Goldman Sachs”, është e interesuar, si grupi bankar dhe i sigurimeve KBC, për të blerë aksione të NLB-së (Nova Ljubljanska Banka).

Shteti është pronar i 48 për qind të aksioneve të NLB-së, bankës që vepron edhe në Kosovë, ndërsa KBC është pronar 30.6 për qind të aksioneve dhe dëshiron të blejë shumicën e aksioneve të bankës sllovene, njoftojnë mediat sllovene.

Banka më e madhe sllovene, sipas “testit të stresit” europian për bankat, duhet të rrisë kapitalin me 600 milionë euro. NLB-ja ka qenë banka e vetme sllovene prej 91 bankave europiane që i janë nënshtruar “testit të stresit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)