30 Janar 2023

Gjykata Komerciale vendos për 60 lëndë

Prishtinë, 29 gusht - Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës, më datë 25 dhe 26 gusht 2022, ka vendosur për gjashtëdhjetë (60) lëndë në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë.

Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale kanë marr vendime në tridhjetë (30) çështje, po ashtu edhe Dhomat e Shkallës së Dytë të kësaj gjykate, kanë vendosur në tridhjetë (30) lëndë, që kanë të bëjnë kryesisht me çështje përmbarimore të natyrës urgjente.  

Përmes kësaj komunikate njoftohet publiku se seanca e parë e caktuar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale, mbahet më 9 shtator 2022 me fillim nga ora 09:30 në zyrën nr. 411 të kësaj gjykate.

Të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën Komerciale janë të hapura për publikun, përveç rasteve, në të cilat me ligj përcaktohet ndryshe.

Gjykata Komerciale deri më tani ka pranuar mbi tetëmijë lëndë (8.000), përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë janë pranuar gjashtëmijë e shtatëqind e pesëdhjetekatër (6.754) lëndë ndërsa në Dhomat e Shkallës së Dytë njëmijë e treqind e katërdhjetedy (1.342) lëndë.

Të gjitha lëndët janë regjistruar në regjistrat manual të gjykatës, ndërsa janë në proces të regjistrimit edhe në Sistemin për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve - SMIL. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)