23 Tetor 2019

Gjykata Komerciale rrit sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja

Prishtinë, 10 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka deklaruar se mirëpret iniciativën Ministrisë së Drejtësisë, të përkahur nga USAID, për përgaditjen e bazës ligjore që mundëson krijimin e Gjykatës Komerciale.

Gjykata Komerciale sipas OEK mund të jetë një nga shtyllat kryesore të garantimit të sigurisë juridike për bizneset vendore dhe investitorët e huaj.

"Besojmë se krijimi i kësaj Gjykate do të adresojë brengën serioze të bizneseve vendore dhe investitorëve të huaj që vie sot nga mungesa e sigurisë juridike per shkak të mos funksionimit efikas të sistemit gjyqësor."

"Të gjitha rekomandimet e komunitetit të biznesit në vend dhe të investitorëve potencial e favorizojnë krijimin e Gjykatës Komerciale, e cila mund të garantoj mjete efektive juridike për trajtimin e të gjitha lëndëve nga fusha e drejtësisë komerciale", thekson OEK.

Krijmi i kësaj Gjykate, sipas pritjeve të OEK-ut, do t’i shërbejë komunitetit të biznesit vendor dhe investitorëve të huaj si një adresë e vetme, efikase dhe e specializuar për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre nga aktivitetet e tyre biznesore.

Kështu sipas OEK komuniteti i biznesit në Kosovë pret që Gjykata Komerciale do të jetë një “One-Stop Shop” për trajtimin e te gjitha rasteve komerciale nga profesionistët që do të trajnohen dhe zhvillohen profesionalisht, konform praktikave me të mira ndërkombëtare të së drejtësisë komerciale.

Në këtë drejtim, OEK pret që kjo Gjykatë të ketë juridiksion të qartë dhe të evitojë rastet e duplifikimit të kompetencave dhe nevojat e fragmetimit të rasteve në disa dhoma e në disa gjykata për të njëjtën cështje.

"Natyrisht, presim që krahas krijimit dhe fuqizimit të kësaj Gjykate, të investohet dhe ngritet vëmendja e publikut edhe për përdorimin e mjeteve të tjera alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të cilat edhe më tepër do të promovonin formalizimin e ekonomisë dhe zgjidhjen e të gjitha sfidave biznesore përmes rrugëve të mjeteve juridike në dispozicion", thekson OEK.

Prandaj, OEK do të avokoj fuqishëm krijimin e kësaj Gjykate dhe do të ofroj ekspertizën e vet në të gjitha fazat e procesit të krijimit të kësaj Gjykate.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)