19 Mars 2024

Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur për progresin e arritur deri më tani në  Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, pjesë e së cilës është edhe drejtësia komerciale.

Ministri Tahiri ka potencuar se pas takimeve të shumta me biznese dhe oda që përfaqësojnë interesin e tyre, është parë si e domosdoshme krijimi i Gjykatës Komerciale, për të rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.

Të bërit biznes është ngushtë i lidhur edhe qasjen e shpejtë dhe efikase në drejtësi, ka potencuar ministri Tahiri, duke shtuar se funksionalizimi i kësaj gjykate do të ndihmoj në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.

Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen e deri tanishme që ka dhënë USAID-i, duke shtuar se ky bashkëpunim dhe sidomos ekspertiza e USAID-it do të jenë të rëndësishme në krijimin e një Gjykate Komerciale efikase dhe efektive, që do të ndihmoj në qasjen më të shpejtë të bizneseve në drejtësi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)