20 Prill 2024

Gjilani shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

Gjilan, 9 shtator – Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro, për performancën e vitit 2019.

Në këtë mënyrë, Gjilani zë vendin e tretë ne nivel të Kosovës për shumën më të madhe të grantit të fituar.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MPL’në për vlerësimin e lartë për Gjilanin, derisa ka përgëzuar ekipin e madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin dhe profesionalizimin e madh që kanë treguar në këtë aspekt.

“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MPL dhe partnerët: SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh në kuadër të SMPK’së, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës, asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)