25 Prill 2024

Gjilani prezanton mundësitë për investime në Konventen me Bizneset e Diasporës

Gjilan, 27 nëntor - Komuna e Gjilanit në Konventen me Bizneset e Diasporës, e ëcila shtë mbajtur për dy ditë me radhë, ka prezantuar mundësitë për investimet në këtë komunë.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, tha se kjo Konventë ka qenë rast i mirë krijimim e lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar nër ngritjen ekonomike të Gjilanit dhe Kosovës.

Në ngjarjen e cila ka mbledhur qindra biznese të diasporës, janë paraqitur bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime.

Drejtoresha e DZHE në Gjilan njoftoi se vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e kësaj komune dhe të Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.

Në konventë u tha se sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)