11 Gusht 2020

Gjilani përmbyllë 7 dëgjime buxhetore, bie numri i kërkesave të qytetarëve

Gjilan, 6 shtator - Komuna e Gjilanit ka përmbyllë shtatë dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020, të cilat janë organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Komiteti për Politikë dhe Financa.

Përfaqësuesit komunal, Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, Avdyl Aliu, anëtar i Komitetit në fjalë, njëherit shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK’së në Kuvend dhe Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese, kanë marrë edhe kërkesat dhe rekomandimet në Livoç të Epërm, Bresalc dhe në dëgjimin publik me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet pakicë.

Kërkesat e banorëve kanë qenë kryesisisht për investime komunitare, përkatësisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit, mirëmbajtjen e deponisë inerte e deponisë regjionale, pastrime të lumenjve dhe intervenime në shkolla, por që përfasqësuesit komunal kanë thënë se sivjet janë shumë më të vogla krahasuar me vitet paraprake, për shkak se, siç theksuan, janë realizuar një numër i madh i projekteve në të mirë të komunitetit.

Përndryshe, Komuna e Gjilani ka mbajtur dëgjimet buxhetore në Zhegër, në lagjen Arbëria e Zabel, Përlepnicë, Malishevë, Bresalc, Livoç të Epërm, ku janë përfshirë edhe fshatrat përreth, për të përfunduar me dëgjimin me shoqërinë civile, gratë, rininë dhe komunitetet pakicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .