21 Shkurt 2020

Gjilani organizon shtatë dëgjime publike për buxhetin e vitit 2020-2021

Gjilan, 19 gusht - Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me Komiteti për politikë dhe Financa, kanë planifikuar organizimin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2020, me qëllim që të vendosen prioritetet e investimeve në raport me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitin 2020-2021 fillojnë me datën 2 shtator në fshatin Zhegër (Ora: 17:00, shkolla “Agim Ramadani”), ku do të përfshihen të gjitha fshatrat rreth këtij lokaliteti, për të vazhduar po të njejtën ditë edhe me lagjen e Zabelit dhe Arbërisë (Ora 18:00, në shollën “Abaz Ajeti”).

Me 3 shtator është planifikuar takimi me shoqërinë civile, grate, me rininë dhe komunitetet, në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 13:00, për të vazhduar takimet e ndara në fshatin Malishevë (Ora 17:00, në shkollën “Abdullah Tahiri”) dhe Përlepnicë me fshatrat për rreth tyre (Ora 18:00, në sallën e këshillit të fshatit)

Në këtë fazë të planifikimit pikërisht me datën 4 shtator bëhet organizimi i dëgjimeve buxhetore në fshatin Bresalc me rrethinë (Ora: 17:00, në shkollën “Ibrahim Uruqi”) dhe fshatin Livoç i Epërm (Ora: 18:00, në shkollën “Vatra e Diturisë”).

Dëgjimet buxhetore Komuna e Gjilanit i organizon në vazhdimësi me qëllim që prioritetet e investimeve që bëhen nga Komuna e Gjilanit të jenë në raport të njejtë me kërkesën e qytetarëve në fshatra dhe lagje të ndryshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)