29 Mars 2024

Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Gjilan, 29 tetor - Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)