28 Mars 2024

Gjilani nga sot publikon të gjitha kontratat me operatorët ekonomik

Gjilan, 7 gusht - Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga sot t’i publikoj në web-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Përndryshe, deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme, ndërkaq nga sot, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në vegzën: https://kk.rks-gov.net/gjilan/prokurimi/njoftimi-per-nenshkrim-te-kontrates/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)