22 Tetor 2019

Gjilani ndan 200 mijë euro për hapjen e puseve

Gjilan, 10 tetor - Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komaninë Regjionale të Ujit Hidromorava, ka ndarë sot 200 mijë euro për hapjen e puseve të reja.

Lajmi u bë i ditur pas takimit te Tast Forcës për Menaxhimin e Thatësisë, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ndërkaq ka marrë pjesë edhe drejtori KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se si pasojë e thatësisë, gjendja me furnizim ë ujit të pijshëm vazhdon të jetë emergjente, derisa ka apeluar qytetarët që ta kursejnë ujin maksimalisht.

“Përndryshe, në mungesë reshjeve mund të mbyllet përkohësisht furnizimi nga Penda e Përlepnicës shkaku i ndotjes”, tha Haziri.

Drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, tha se do të vazhdojë reduktimi i ujit, 14 orë në ditë, derisa tha pohoi se zgjidhja e përkohshme është hapja e puseve tek kazerma e FSK dhe në lagjen Fidanishte.

Aktualisht, Gjilani po furnizohet nga Penda e Përlepnicës, nga burimi Guri Hoxhës, te Baja dhe në Velekincë.

Komuna e Gjilanit dhe Kompania Hidromroava kanë kërkuar nga Këshillit Ndërministror për Menaxhimin e  Thatësisë që të ndërhyjnë me mjete financiare për të zbutur gjendjen e furnizimit të ujit të pijshëm.

Përndryshe, në kuadër të këtij projekti emergjent, Komuna e Gjilanit  ka ndar 140 mijë euro, ndërkaq KRU Hidromorava 60 mijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)