25 Qershor 2019

Gjilani inauguron projektinn për avancimin e zyreve të e prokurimit,

Gjilan, 10 qershor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me  drejtoreshën e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina Davis, të hënën kanë inauguruar projektin për avancimin e zyreve të prokurimit, me të cilin projekt promovohet-rritet transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia në proceset e prokurimit publik.

“USAID, përmes aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, dhe Komuna e Gjilanit, bashkëfinancuan avancimin e zyreve komunale të prokurimit, duke e pajisur komunën me pajisje dhe inventarë për sallën e hapjes dhe vlerësimit të ofertave, me çka e ndihmon komunën për t’i modernizuar dhe profesionalizuar këto procese kyçe të prokurimit, si dhe siguron hapësira të mjaftueshme për të mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave”, ka deklaruar Davis, pas inaugurimit të investimeve.

Ajo tha se janë të kënaqur që e kanë pasur mundësinë të bashkëpunojmë me kryetarin Haziri dhe Komunën në përgjithësi.

“Përveç kësaj, sistemi i ri i arkives do t’u ndihmojë zyrtarëve komunalë të prokurimit që t’i sigurojnë shënimet e prokurimit dhe të kenë qasje në to, duke promovuar aftësinë e komunës për t’i menaxhuar dokumentet e veta në mënyrë efektive, si dhe duke zvogëluar mundësisë që individët të mund të kenë qasje të papërshtatshme dhe t’i manipulojnë të dhënat e prokurimit. Ngjashëm, sistemi i vëzhgimit përmes kamerave të sigurisë të instaluara në sallën e hapjes-vlerësimit të ofertave  dhe arkivit rrisin nivelin e sigurisë për shënimet vitale komunale”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, theksoi se sivjet po bëhen 20 vite të fillimit të bashkëpunimit mes Gjilanit dhe USAID.

“Zyra e Prokurimit, Drejtoria e Buxhetit, Zyra e Personelit, Zyra e Auditimit të brendshëm dhe Zyra për Informim, janë disa nga zyrat që ne kemi pranuar mbështetje në ndërtim të kapaciteteve njerëzore dhe marrjes së njohurive të mira për të rritë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënjen. Gjilani e ka pasur fatin e keq sepse është dashur të suspendohen 45 punëtorë për të preventuar korrupsionin dhe format korruptive sipas vendimit të gjykatave dhe Zyra e Prokurimit ka mbetur në duartë e një heroine, e cila i ka rezistuar duke mos qenë pjesë e këtij procesi”, ka thënë kryetari Haziri.

“Tash po ndërtohen kapacitetet me ekipe të reja, kemi shpallur konkurset publike për ta dhe do të vazhdojmë t’i plotësojmë këto vende. Ndërsa, me këtë projekt shumë të rëndësishëm, kemi ngritur efikasitetin në punë, kemi shtuar sigurinë përmes monitorimit 24 orësh gjatë çdo dite të javës përmes sistemit të kamerave, kemi përmirësuar sistemin e ruajtjes së dokumentacionit në arkivën elektronike si dhe jemi përmirësuar kushtet që operatorët ekonomik dhe organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë ne procese të hapjes së ofertave."

"Këtë mund ta bëjë veç USAID-i dhe shpresojë që do të jemi njëra nga komunat e para që do të gradohet në këto shërbime dhe të jemi shembulli më i mirë për këto shërbime. Ju faleminderit shumë USAID’it për mbështetjen e vazhdueshme”, theksoi Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)