25 Prill 2024

Gjilani e Berati me marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash

Gjilan, 17 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojsha të dy qyteteve aspektin kulturor, ekonomik, sikurse edhe aktivitetet e përbashkëta dhe shkëmbimet e stafeve përkatëse.

Haziri e Sinaj theksuan ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet qyteteve.  

Kryebashkiaku Sinaj prezantoi resurset e zhvillimit të qytetit të Beratit dhe mundësitë që ai ofron për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit.

Kryetari i Gjilanit, Lutf Haziri, pasi e falënderoi kryetarin Sinaj për pritjen miqësore, ndërkaq  vizituan pikat më interesante të qytetit dhe zhvilluan takime edhe me disa nga përfaqësuesit e organizatave të ndryshme kulturore të rajonit të Beratit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)