08 Mars 2021

Gjilani bën vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, kosto mbi 1.5 milion euro

Gjilan, 16 janar - Komisioni komunal i Gjilanit i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, pas punës së madhe në pesë ditët e fundit, ka bërë vlerësimin preliminar të dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve.

Bekim Bajram,i drejtor për Urbanizëm, njëherësh kryetar i Komisionit, ka bërë të ditur se në bazë të vlerësimit preliminar, kosto e dëmeve e kalon shifrën 1.5 milion euro.

“Bashkë me anëtarët e Komisionit e kemi bërë vlerësimin në zonën e Stanishorkës, pjesa veriore dhe në Livoç të Epërm. Deri të hënën besojmë se do t’i regjistrojmë të gjitha rastet e prekura edhe në zonën e jugut të lumit Stanishorka, në Livoç të Poshtëm e ndonjë pjesë tjetër. Kosto e dëmeve, sipas vlerësimit preliminar, e kalon shifrën e 1.5 milion euro”, ka bërë të ditur Bajrami.

Bajrami ka konfirmuar se dëmet janë kryesisht në objektet familjare, mobileri, inventar, pajisje te ndryshme, aparate, stoqe ushqimore, dëmtime në konstruksion, artikuj biznesi, makineri, automjete, vetura, bujqësi etj.

“Një fat i madh është që lumi Mirusha është mbuluar dhe kanalizuar, duke evituar dëmet edhe më të mëdha në pjesën qendrore të qytetit”, tha kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Gjilan, Bekim Bajrami.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)