23 Prill 2024

Gjermania rithekson mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Prishtinë, 29 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pati sot një takim me Karl-Theodor zu Guttenberg, Ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë, të cilit i shprehu falënderimet e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për shtetin gjerman, i cili e ka përkrahur fuqishëm vendin tonë në procese të gjata, edhe me dekada.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu çmoi përkushtimin që ka Gjermania për ta mbështetur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur në zhvillimet e saj të demokracisë dhe në proceset e zhvillimit ekonomik, ngritjes së mëtejme dhe perfeksionimit të institucioneve tona të rëndësishme, siç është edhe Forca e Sigurisë e Kosovës, në kuadër të politikave të përbashkëta të KFOR-it dhe NATO-së, dhe ne procesin e rëndësishëm të integrimeve që ne e kemi vizion të pashkëputshëm dhe të padilemë” tha Presidenti Sejdiu.

Ai, po ashtu vlerësoi lart edhe kontributin e kontingjentit gjerman të KFOR-it në Kosovë.

 “Ishte një rast i mirë që ta falënderoj Gjermaninë nëpërmjet Ministrit Guttenberg dhe të shpreh konsideratat më të larta për KFOR-in Gjerman, që ka qenë dhe mbetet i shkëlqyeshëm në rolin e vet të veçantë edhe për proceset e tjera që kemi para vetes, po them gjithmonë në  shenjë të respektit reciprok, duke pasur parasysh gjithë ato investime të mëdha dhe të  gjithmonshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën”, vijoi Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, Ministri Guttenberg rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme që do të japë Gjermania për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë edhe shumë të mira dhe besoj që kështu do të jenë edhe në të ardhmen. Mbështetja e Gjermanisë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të gjitha çështjet që i ka Kosova të mund t’i zgjidhim së bashku dhe të mund të flasim për tregime të suksesshme”, tha Ministri Guttenberg.

Në këtë kontekst, ai tha se reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet në bazë të sukseseve të arritura, ndërsa roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i ndërlidhur edhe me përmbushjen e detyrave dhe ofrimin e stabilitetit në këtë vend” tha Ministri Guttenberg.

Ai, ndër të tjera, tha se Bashkimi Evropian ka vullnet për një perspektivë të qartë për vendet e rajonit, porse, natyrisht, ka edhe kritere dhe detyra të shtëpisë, të cilat këto vende duhet t’i përmbushin gjatë rrugës për në në BE.

“E pamë, edhe këtu, se ka një vullnet të jashtëzakonshëm për t’i përmbushur këto detyra, në mënyrë shumë të mirë dhe me një temp të duhur”,  tha Guttenberg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)