19 Prill 2024

Gjermania kërkon të tërheqë punonjës të huaj të kualifikuar

Berlin, 30 korrik - Ministri gjerman i Ekonomisë Rainer Brüderle do të angazhohet për të tërhequr më shumë punonjës të huaj të kualifikuar në Gjermani.

Për këtë ai planifikon muajt e ardhshëm një iniciativë, tha Brüderle për gazetën "Handelsblatt".

Bëhet fjalë për zhvillimin e një koncepti të përgjithshëm, me të cilin të tërhiqen në Gjermani punonjës të huaj të kualifikuar.

Kështu sipërmarrjet në gjendje të shëndoshë financiare mund të paguanin një lloj "bonusi ndjellës", është shprehur politikani liberal.

Ministri përjashtoi mundësinë e financimit të projektit me mjete fiskale.

Mungesa e punonjësve të kualifikuar nuk është ende e ndjeshme përballë tri milionë të papunëve në vend.

Por sa më shumë të zgjasë rritja ekonomike, aq më i rëndë do të bëhet problemi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)