28 Mars 2024

Gjermani, mbahet konferenca ekonomike gjermano-shqiptare

Hamburg, 10 qershor - Sot në Hamburg të Gjermanisë do të zhvillohet konferenca ekonomike gjermano-shqiptare. Në fokus të saj do të jenë logjistika, tregtia dhe shëndetësia.

Konferenca është e katërt e këtij lloji dhe organizohet ndër të tjerash nga Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Dëshira e organizatorëve kishte qenë që në konferencë të merrte pjesë kryeministri Sali Berisha, por në çastin e fundit ai pat vendosur të përfaqësohej nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, dhe ai i Transportit Sokol Olldashi.

Për kërkesat e sipërmarrësve gjermanë të interesuar për investime në Shqipëri - më se i mjaftueshëm.

Afro 130 pjesëmarrës kanë paralajmëruar ardhjen e tyre në konferencën njëditore që do të zhvillohet në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Hamburg: "Janë përfaqësues sipërmarrjesh të mesme që kanë investime në Shqipëri ose synojnë të lidhin kontakte të reja me biznesin shqiptar", thotë për Deutsche Wellen Hans-Juergen Mueller, presidenti i shoqatës ekonomike gjermano-shqiptare.

Reforma shëndetësore

Konferenca është fokusuar në tri fusha: Tregtia, logjistika dhe shëndetësia. Ndërsa dy të parat kanë qenë temë edhe në dy konferencat e mëparshme të zhvilluara në Frankfurt (2006) dhe Tiranë (2007/08), shëndetësia është një temë e re. "Ne u nisëm nga prioritetet që i ka dhënë qeveria reformës shëndetësore dhe menduam se sipërmarrësit gjermanë këtu mund të japin fare mirë kontributin e tyre", thotë Mueller. Sipërmarrësi nga Hamburgu ka parasysh sidomos sektorin e sigurimeve shëndetësore dhe atë të teknologjisë mjekësore. "Janë sektorë që mund të mbështeten financiarisht edhe nëpërmjet projekteve zhvillimore", sqaron ai.

Infrastruktura dhe logjistika

Interesimi i sipërmarrjeve gjermane për investime në Shqipëri fokusohet kryesisht në sektorin publik dhe kap shumë fusha: Duke filluar me planet e mundshme për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit, zhvillimin e turizmit, riciklimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza, e deri tek rinovimi i liçencës për minierat e kromit dhe nikelit. "Shqipëria ka krom dhe nikel, por ato nuk po shfrytëzohen në atë masë sa të sjellin një fitim për eksportin, sepse impiantet nuk janë moderne", thotë Mueller.

Transparencë në tendera

Por sado i madh qoftë interesimi i firmave gjermane për investimet publike në Shqipëri, ai nuk gjen përgjigjen e dëshiruar nga vendimmarrësit, thotë për Deutsche Welle-n, Tobias Baumann, nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. "Kjo është për të ardhur keq, sepse ofertat gjermane nuk janë as më të shtrenjta e as më pak cilësore se të tjerat. Përkundrazi, unë do të thosha se ato janë nga më të mirat, por me sa duket janë vida të tjera

që duhen rrotulluar", shton Baumann pa hyrë në hollësi.

Atë që s'e thotë Baumann hapur e mërmërisin disa sipërmarrës që kanë hequr dorë nga Shqipëria: Ose për shkak të korrupsionit ose për shkak të ndërhyrjeve nga vendet e tjera. Presidenti i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare Hans-Juergen Mueller shpreson që tani që procedura e dhënies së tenderëve është përshtatur me standardet evropiane raste të tilla do të pakësohen dukshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)