29 Mars 2024

Gjermani, 14 për qind e popullsisë në pragun e varfërisë

Berlin, 18 shkurt - Rreth 14 për qind e popullsisë gjermane jetonte në kufirin e varfërisë në vitin 2008, ose një e treta më tepër nga sa ishte përpara 10 vjetësh.

Në studimin e publikuar sot, në këtë pjesë të shoqërisë përfshihen kryesisht prindërit e braktisur, familjet e shpërbëra dhe të rinjtë që jetojnë vetëm.
 
Rreth 11,4 milionë njerëz, nga 82 milionë banorë që ka vendi me ekonominë më të madhe në Evropë, kërcënoheshin nga varfëria. Ata kishin më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare në Gjermani, thuhet në këtë studim të institutit gjerman të kërkimit ekonomik, (DIË).
    
Sipas Markus Grabka, bashkautor i këtij studimi, afro një e katërta e 19-25 vjeçarëve jetonin nën pragun e varfërisë në vitin 2008. Ky është një fenomen që shpjegohet kryesisht me tendencën për t'u larguar nga streha familjare parë se të mbushin 10 vjeç.
    
Rreziku më i madh për të rënë në pragun e varfërisë, me më tepër se 40 për qind, është për prindërit që i rrisin vetëm fëmijët e tyre të mitur.
    
Sipas zyrës kombëtare të statistikave, (Destatis), të ardhurat mesatare në Gjermani për një punonjës me kohë të plotë arritën në 41 509 euro bruto në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)