20 Prill 2024

Gjendja e rënd në punë, punëtorëve u imponohen rrugët e kurbetit

Prishtinë, 5 gusht - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSP) ka vlerësuar se tani më është bërë dukuri e natyrshme se gjendja e punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e mjerueshme.

"Fillojmë nga ajo më e rënda ku për shtatë muaj jetën e tyre punëtorët e këtij sektori duke u munduar që familjes së tyre tu ofrojnë një kafshore buke për mbijetesë e humbën jetën 13 punëtor, por edhe tre të tjerë pas lëndimeve të marra  në punë vdiqën pas një periudhe kohore jo shumë të gjatë"

"Ka pasur edhe shumë të tjerë të cilët nga lëndimet në punë ata kurrë më nuk do të jen të aftë për tu kthyer në vendet e tyre të punës".

"Një kategori e punëtorëve e sakatosur deri në palcë nga shteti i vet, një kategori që udhëheqësit tanë shtetëror e shtrydhen si limonin që për veti të krijojnë komoditet personal dhe familjes së tyre", ka theksuar Jusuf Azemi Kryetari SPSPK.

Azemi konsideron se shkatërruan fuqinë punëtore profesionale duke ju imponuar atyre rrugët e kurbetit, përderisa nga viti 2011 e gjer më sot këta maskarenj pagat e tyre i rriten 5 herë, kurse për ata që derdhin djersën edhe në temperature 30 gradë kanë bekuar pagën 130 eu dhe 170 me çka këtë veprim nuk e bëri as okupatori serb .

Në 70 % të  kompanive sipas tij tani këta punëtor janë pa kontrata pune, 90 % te atyre qe kanë kontrata pune pushimi i tyre vjetor është vetëm 10 ditë. Shumë punëtor që tani dalin në pension, shohin se pronari I kompanisë nuk ka derdh asnjë metelik në fondin pensional të tyre.

Do të thotë sipas Azemit 20 vjet pas lufte, lulëzojnë hotelet, blloqet e banesave, ndërtimet e rrugëve që krejt kjo bëhet me djersen e këtyre punëtorëve këtyre su respektohet as e drejta elementare që është e sanksionuar me ligj dhe Marrëveshje Kolektive.

"Të gjitha këto po i dinë dhe po i mbanë në qafë punëtori i ngratë por kotë sepse shteti ju ka gjuajt në qafë me mekanizmat e vetë.

"Një përfaqësues i Bashkimit Evropian Luigj Brusa në një takim tha ne kemi financuar 3 milion eu për Inspektoratin e punës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ne inspektoratin e punës e çka ishte më shokuese njeriu bajagi përgjegjës në këtë inspektorat nuk dinte asgjë për këto mjete."

"Po në këtë takim një punëtor u ankua se është larguar nga vendi I tij i punës vetëm pse kur ministri i punës ishte në vizitë në një kompani dhe ky u lavdërua gjëja se kjo kompani po respektoja drejtat e punëtorëve, por ky punëtor i kësaj kompanie i shkroi mesazh ministrit duke I thënë se nuk është gjendja ashtu siç ta ka interpretuar pronari i kompanisë por është shumë ma ndryshe  duke i dhënë informacione se vetë këtij punëtori i bëhet e padrejtë duke i argumentuar me fakte dhe ndodhi ajo qe nuk duhej ndodhte, ky punëtor u largua nga puna , jo me bekimin e ministrit te punës,  dhe ky punëtor sot sillet rrugëve", ka treguar Azemi.  

"Qeveri e nderuar dhe ju pushtetar ju e dogjët fuqinë ton punëtore me paga nënçmuese ju ja humbët krenarin atyre që të parët rrezikuan familjet e veta duke mos njohur sistemin dhunues të armikut nga vitet e 90 ju edhe sot po dhunoni këte kategori te punëtorëve por mos harroni se edhe ju do të digjeni por fatkeqësisht të fundit", ka theksuar ai me tutje.

1 Nga viti 2011 e deri me sot keni paga 130 dhe 170 eu që askush në rajon nuk i ka

2. Ju me mekanizmat e juaj nuk zbatoni ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e Punëtorëve

3 Ju nuk keni ligjin mbi sigurimet shëndetësore

4 .Ju nuk krijuat nji fond apo mbështetje financiare për punëtorët që vdiqën në vende të punës

5. Ju ndani mjete njerëzve të juaj për çështje shëndetësore  që jan në listen e njerzve më të pasur në Kosovë, por jo edhe për ata punëtor që nuk kanë mjete as për varrimin e tyre.

6 . ju nuk qani kokën se në saje të kësaj gjendje , shumë kompani tani veçse duhet mbyllur në mungesë të fuqisë punëtore.

Dhe në fund tani nuk e di cila rren do pijë ujë para këtyre punëtoreve meqë veç jemi në prag të zgjedhjeve , sigurisht se ne si sindikatë kemi një opsion për gjendjen që e krijuat





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)