19 Prill 2024

Gashi e Mehmeti diskutojnë bashkëpunimin mes MPB-së dhe BQK-së

Prishtinë, 17 maj - Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti. Në këtë takim u diskutua  për kartonin e gjelbër.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se problem shqetësues mbetët numri i madh i veturave të pa regjistruara, të cilat ndër të tjera paraqesin problem serioz për Republikën e Kosovës, sa i përket anëtarësimit në kartonin e gjelbër.

Me këtë rast ministri Gashi theksoi është duke gjetur modalitet më të përshtatshme për të zgjidhur problematikën e veturave të pa regjistruara, të cilët përveç tjerash paraqesin rrezik edhe për sigurinë në trafik.

Po ashtu u diskutuan edhe modalitet e bashkëpunimit në mes të MPB-së dhe BQK-së, në projekte që përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)