25 Prill 2024

“Gant Thorton” propozohet për auditimin e ZAP

Prishtinë, 13 korrik - Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Haki Shatri, kryetar i komisionit, ka  shqyrtuar Raportin e auditimit të pasqyrave financiare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2009, si dhe Raportin e auditimit të performancës “ Efektiviteti i Procesit të Certifikimit të Pagesave”, për katër ministri: Mistrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit, Mistrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Kulturës.

    Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve të auditimeve në shqyrtim, të cilët kanë vlerësuar auditimet e kryera dhe u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur të gjeturat e auditimit.

Derisa Raporti i auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm  të  pasqyrave financiare të AshAK-së për vitin 2009 është vlerësuar shumë pozitiv, pa abuzime financiare por me ca shkelje procedurale, për shkak të mungesës së stafit profesional,si dhe kryerjes së obligimeve të shumta, nga të njëjtit persona, Raporti i auditimit të performancës “ Efektiviteti i Procesit të Certifikimit të Pagesave” për katër ministritë e cekura, është vlerësuar bukur shqetësues për shkeljet e evidentuara nëpër këto ministri.

Në të gjeturat e auditimit theksohet se nuk ka dëshmi që kushtet e kontratës janë përmbushur para se të bëhet pagesa, se raportet nuk janë bërë me shkrim, se nuk i ishte kushtuar vëmendje kërkesave ligjore të Ligjit për Prokurimin Publik, se faturat janë paguar pas datës së pagesës dhe nuk ishin raportuar fare nga zyrtari certifikues, se certifikimet ishin klasifikuar në kode të gabuara dhe se mjetet ishin zotuar pas nënshkrimit të kontratës.

Deputetët kanë vlerësuar rëndësinë që kanë zyrtarët e certifikikimit për menaxhimin ligjor të financave të institucioneve të vendit, duke i cilësuar ata filtra të domosdoshëm në institucionet publike, si dhe duke kërkuar trajnime më të shpeshta profesionale për ta.

Ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e ministrive që komisionit t’ia dorëzojnë një kopje të përgjigjes së ministrive Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm lidhur me auditimet e kryera dhe masat që kanë ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen dhe eliminuar të gjeturat nga auditimi.   

    Në takimin e sotëm Komisioni ka përfunduar punën për vlerësimin e ofertuesve  për auditimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. (ZAP) Nga pesë oferta në dispozicion, nga të cilat tri kanë qenë të përgjegjshme, Komisioni ia propozon Kuvendit për miratim kompaninë e auditimit  Gant Thorton, për të audituar pasqyrat financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)