26 Prill 2024

G20-s fokusohet te qeverisja ekonomike e tregtare globale

Tokio, 15 mars - Në Tokio ka filluar punimet Samiti i Biznesit të G20-s. Personalitetet e qarqeve të biznesit do të diskutojnë mbi qeverisjen ekonomike globale, rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe investimeve, ekonominë digjitale dhe tema të tjera. Samiti do të zgjasë dy ditë.

Zëvendës kryeministri dhe ministër i Financave i Japonisë Taro Asou u shpreh në fjalimin e tij se mekanizmi i grupit të 20 vendeve (G20) ka luajtur rol të rëndësishëm pas krizës financiare ndërkombëtare dhe ka mbrojtur stabilitetin ekonomik të botës.

Tani, përballë presionit të uljes ekonomike dhe rritjes së proteksionizmit tregtar, spikat më shumë rëndësia e G20-s dhe e bashkërendimit ekonomik ndërkombëtar.

Në samit do të diskutohen edhe reforma e OBT-së, përmirësimi i mjedisit për konkurrencë të barabartë dhe disa çështje të tjera.

Sa i përket çështjes së "taksave digjitale", mekanizmit të ri tatimor për shumëkombëshet në fushën e teknologjisë së informacionit, B20-ja propozon të përcaktohen rregulla të përbashkëta, për të shmangur fragmentarizimin.

 Samiti do të fokusohet në përdorimin e të dhënave të mëdha, duke u bërë thirrje vendeve të ndryshme të krijojnë një kuadër që mund të ndihmojë qarkullimin e lirë ndërkufitar të të dhënave, duke mbrojtur privatësinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)