28 Mars 2024

G20 miraton pezullimin e borxhit për vendet e varfra mes COVID-19

Washington, 16 prill - Për shkak të pandemisë së koronavirusit, zyrtarët e financave nga ekonomitë e G20 ranë dakord të mbështesin një pezullim të kufizuar me afat të pagesave të shërbimit të borxhit për vendet më të varfra që kërkojnë përjashtim.

"Përpjekjet tona duhet të vazhdojnë dhe të forcohen. Ne angazhohemi të përdorim të gjitha mjetet e disponueshme të politikave për të mbështetur ekonominë globale, për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të parandaluar efektet e rënda ekonomike", thanë ministrat e Financave të G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore në një deklaratë pas takimit për krizën e shkaktuar nga virusi.

Anëtarët miratuan një plan veprimi në përgjigje të COVID-19, duke u zotuar të kalojnë përmes krizës në një rimëkëmbje të fuqishme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse globale të ekonomisë.

- Ngrirja e borxheve për vendet më të varfra në botë

"Ne (anëtarët e G20) u dakorduam për një qasje të koordinuar me një listë të afateve të përbashkëta që jep tiparet kryesore për këtë iniciativë të pezullimit të shërbimit të borxhit, i cili gjithashtu është dakorduar nga Klubi i Parisit", thanë ata në një deklaratë.

G20 gjithashtu u bëri thirrje kreditorëve privatë që të marrin pjesë në iniciativë me kushte të ngjashme.

"Ne kërkojmë nga bankat multilaterale të zhvillimit të shqyrtojnë më tej opsionet për pezullimin e pagesave të shërbimit të borxhit gjatë periudhës së pezullimit, duke ruajtur vlerësimin e tyre aktual dhe koston e ulët të financimit".

- G20 vlerëson pakon lehtësuese të FMN-së dhe Bankës Botërore

Anëtarët e G20 mirëpritën hapat e shpëtimit të ndërmarrë tashmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore për të ndihmuar vendet në nevojë, duke thënë se institucionet kryesore të financave janë duke përdorur të gjitha instrumentet në masën më të plotë të mundshme, si pjesë e përgjigjea së përbashkët të koordinuar globale.

"Mbështesim adoptimin e mëtutjeshëm dhe zbatimin e shpejtë të një reagimi të fortë financiar për të ndihmuar vendet në nevojë dhe për të mbështetur stabilitetin financiar global dhe rezistencën", thuhet më tej.

Sipas deklaratës, përgjigjja financiare përfshin dhënien e një pakete gjithëpërfshirëse të mbështetjes së FMN-së, duke zbatuar me urgjencë më shumë se 200 miliardë dollarë mbështetje të propozuar nga Banka Botërore dhe banka shumëpalëshe të zhvillimit dhe adresimin e dobësive të borxhit në vendet me të ardhura të ulëta për shkak të pandemisë.

Ata u zotuan se plani do të rishikohet rregullisht ashtu si zhvillohet ndikimi i pandemisë COVID-19.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)